Kurti: Manifesta, lidhje e jona e jashtëzakonshme me Evropën

Aktuale

Kurti: Manifesta, lidhje e jona e jashtëzakonshme me Evropën

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 10:05
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kosova ka hyrë në një periudhë shumë pozitive dhe konstruktive të historisë tonë kulturore dhe artistike. Ne sot jemi dëshmitarë të një manifestimi të paparë të shpirtit kulturor të popullit të Kosovës. Kështu tha kryeministri Albin Kurti, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Dukatit të Madh të Luksemburgut, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim e (UNDP) dhe Fondacioni i “Manifesta 14 Prishtina” me rastin e hapjes së bienales “Manifesta 14 Prishtina”.

Kryeministri Kurti tha se këtë javë me Manifestën, do të jemi dëshmitarë të lidhjeve tona të jashtëzakonshme me Evropën nëpërmjet kulturës, teksa fillojmë një udhëtim kulturor epik prej 100 ditësh me bienalen nomade të Manifestës, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Për ta bërë të mundshme Manifestën, Qeveria e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, qeverisja lokale janë bërë bashkë me të gjithë akterët diplomatikë, përfshirë edhe bashkëpunimin mahnitës me Dukatin e Madh të Luksemburgut.

Kryeministri e falënderoi Dukatin e Madh të Luksemburgut për ndihmën rreth “Manifesta 14 Prishtina” dhe për kontributin e vazhdueshëm financiar për arsimin, shëndetësinë dhe demokratizimin e shoqërisë.  

Ai i përgëzoi të gjithë të gjithë organizatorët e  “Manifesta14 Prishtina” për punën e madhe dhe përkushtimin, si dhe uroi për një bienale të shkëlqyeshme dhe 100 ditë të frytshme të jetës artistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat