Baraliu: Pushka top Albin Kurti

Aktuale

Baraliu: Pushka top Albin Kurti

Nga: H.O. Më: 1 gusht 2022 Në ora: 06:20
Bleron Baraliu

Njohësi i ҫështjeve politike, Bleron Baraliu në një postim të tij në Facebookka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyerjen e reciprocitetit.

Si shkruan se ‘marrja mos iu daftë atyre shqipesh që edhe sot vazhdojnë të blejnë mall shkiesh’.

Poashtu kritikon edhe ata që i gëzohen ‘dështimit të Albinit’, ndërsa citon Faik Konicën në këtë rast.

“Shqipëria do të bëhet për inat të shqiptarëve!". Prandaj, pushka top Albin Kurti”, shkruan Baraliu.

Postimi i plotë:

Prescript: marrja mos iu daftë atyre shqipesh që edhe sot vazhdojnë të blejnë mall shkiesh.

Siç thotë një fjalë e urtë amerikane:

"me miq si këta, kush ka nevojë për armiq?!"

Gërdi po më vjen nga plotë shqipfolës që nuk po e fshehin dot dëshirën për 'dështim të Albinit"!  Befasi jo, sepse të njëjtit dikur nuk më flisnin në rrugë pasi "Baba [yt] po don me prishë Jugosllavinë!".  Por, këtyre tani ju kanë bashkuar the plotë interesxhi të pasluftës, të mllefosur për 'sakrificën' e tyre të pa shpaguar, duke mos kuptuar se po zhbëjnë tërë kontributin e tyre duke dërguar ujë në mulli të shkieve...

Siç ka thënë Konica, "Shqipëria do të bëhet për inat të shqiptarëve!". Prandaj, pushka top Albin Kurti! ️🇦🇱

P.s. para se me vetë, po e  kam mbështetë 100% edhe Hashim Thaçin kur i ka dërgu njësitë speciale për të ndërtuar rend në veri, dhe Ramushin me taksën 100%...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat