Arben Vitia nuk e mohon rikandidimin për kryetar të LVV-së në Prishtinë

Aktuale

Arben Vitia nuk e mohon rikandidimin për kryetar të LVV-së në Prishtinë

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 16:23
Arben Vitia

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk e ka pohuar as mohuar se do të rikandidojë për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Prishtinë.

Koordinatori i LVV-së në kryeqytet tha se nuk e komenton pyetjen se a do të jetë ai njëri nga kandidatët për këtë pozitë.

“Jo nuk dua ta komentoj. Nuk kam koment”, u përgjigj shkurtimisht Vitia në një prononcim telefonik me mediumin.

Teksa në shumë qytete janë zyrtarizuar kandidatët për ta sfiduar veten si kryetar të qendrës së partisë në pushtet, në Prishtinë prej nga vjen edhe ish-ministri Vitia ende nuk ka dalë asgjë konkrete. Të paktën deri në këto momente.

Aktualisht, Vitia, i cili po ashtu koordinoi qendrën e LVV-së në Prishtinë deri në shpalljen e zgjedhjeve të brendshme javën e kaluar, përmes një postimi në Facebook njoftoi të enjten rreth procesit të brendshëm zgjedhor në qendrën në Prishtinë.

Megjithatë, sot është afati i fundit për t’i dorëzuar kandidaturat kushdo që dëshiron ta marrë një pozitë aq të rëndësishme në partinë e Albin Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat