​Haradinaj nis në Prizren ciklin e takimeve me qytetarë

Aktuale

​Haradinaj nis në Prizren ciklin e takimeve me qytetarë

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 21:05
Ramush Haradinaj

Në kuadër të ciklit të bashkëbisedimit me qytetarët e Kosovës, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot qëndroi në Prizren.

Ai gjatë takimit me qytetarët prizrenas ka biseduar mbi problemet ekonomike me të cilat përballet vendi, rritja enorme e çmimeve, kriza me energji elektrike, dialogu me Serbinë dhe qeverisja aktuale.

“Interesimi i prizrenasve ishte i madh, e së bashku biseduam për qeverisjen, situatën ekonomike, çmimet, krizën energjetike, dialogun me Serbinë e të tjera.

Kam pranuar shumë komente nga qytetarët dhe kam dhënë mendimet e mia për çështjet me të cilat ata preokupohen. Kur bisedojmë bashkë, jemi më afër halleve të njëri-tjetrit, rrjedhimisht jemi më afër zgjidhjeve për to”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat