Kryetari Glauk Konjufca priti në takim një delegacion parlamentar nga Lituania

Aktuale

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim një delegacion parlamentar nga Lituania

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 20:26
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim një delegacion të Parlamentit të Republikës së Lituanisë, kryesuar nga kryetarja e Grupit të Miqësisë, Dr.Laima Andrikienė, e cila shoqërohej nga anëtarët Kęstutis Vilkauskas e Andrius Vyšniauskas, si dhe sekretarja Jolita Siriūtė.

Kryetari Konjufca vlerësoi lart përkrahjen e shtetit të Lituanisë dhe angazhimin e parlamentarëve lituanezë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona, duke i njoftuar për reformat që po bënë Kosova në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Kryetari i Kuvendit dhe deputetët lituanezë po ashtu vlerësuan se grupet e miqësisë të të dyja parlamenteve mund të shërbejnë si ura të rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit të Republikës së Lituanisë.

Në takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar e ndërshtetëror, si dhe për këmbimin e përvojave mes të dyja shteteve.​

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat