Prinë kryeqyteti me 16 989 vizitorë

Aktuale

Prinë kryeqyteti me 16 989 vizitorë

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për muajin qershor 2022. Pjesë e agjendës anketuese, ishin 209 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere - turistike në territorin e Kosovës. 

Përgjatë muajit qershor, bëhet e ditur se numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj), ka arritur në 37 292 vizitorë. Prej tyre, 30.59% vizitorë vendorë, dhe 69.41% vizitorë të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ka arritur në gjithsej ,64 271. Prej tyre 25.36% vizitorë ishin vendorë, ndërsa 74.64 % vizitorë të huajt.

Nga këto të dhëna të publikuara bëhet e ditur se, numrin më të madh të vizitorëve dhe të net-qëndrimeve e pati rajoni i Prishtinës me gjithsej, 16,989 vizitorë dhe me 29 626 net-qëndrime. Ndërsa, në radhë vijnë Peja, Prizren etj.

Sa u përket vizitorëve të huaj, anketa e Entit të Statistikave thotë se numri më i madh i vizitorëve ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat