Shtatë të arrestuar në aksionin “Brezovica 6”

Aktuale

Shtatë të arrestuar në aksionin “Brezovica 6”

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 09:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shtatë persona janë arrestuar deri më tani në aksionin “Brezovica 6” i cili po zhvillon në disa lokacione të Prishtinës.

Kështu tha prokurori i rastit Rasim Maloku.

Pas përfundimit të aksionit nga policia dhe Prokuroria Themelore e Ferizajt do të bëhet të ditura detaje.

Deri më tani njoftohet se zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në lagjen “Velania” si dhe në rreth 10 lokacione të tjera.

Kontrollet në këto zona janë duke u bërë nën dyshimin e veprimtarisë së shpëlarjes së parave si dhe veprimtarisë së fajdeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat