Lushtaku thotë se Qeveria i ka kërcënuar mësimdhënësit dhe kategoritë tjera

Aktuale

Lushtaku thotë se Qeveria i ka kërcënuar mësimdhënësit dhe kategoritë tjera

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 18:58
Mërgim Lushtaku

Sot Qeveria e Kosovës i ka ekzekutuar pagat për muajin shtator për mësimdhënësit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku thotë se vonesa për ekzekutimin e pagave tregon se çfarë është në gjendje të bëjë Qeveria Kurti për t’i nënçmuar ata që e kundërshtojnë.

“Ka qenë e panevojshme dhe është një tregues se çfarë është në gjendje të bëjë një kryeministër dhe një Qeveri siç është kjo e Vetëvendosjes për t’i nënçmuar ata që e kundërshtojnë. Këto kundërshtime dhe linçime kanë qenë të orientuara me qëllim për t’i dhënë mësim edhe kategorive të tjera se nëse ju e kundërshtoni një vendim të Qeverisë, atëherë kjo do t’u gjejë edhe juve”, ka deklaruar Lushtaku.

Sipas tij, ky ka qenë një lloj kërcënimi nga Qeveria ndaj mësimdhënësve dhe kategorive të tjera, që të heqin do të nga kundërshtimet.

“Unë besoj që ky është një lloj kërcënimi që i ka bërë mësimdhënësve dhe kategorive të tjera që nëse nuk heqni dorë nga kundërshtimet që po i bëni, atëherë kjo do t’u ndodhë edhe juve”, tha më tej Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat