Haki Abazi zbulon temat që do t’i diskutojë në konferencë, përmend raportin Rama-Vuçiq

Aktuale

Haki Abazi zbulon temat që do t’i diskutojë në konferencë, përmend raportin Rama-Vuçiq

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 10:44
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, edhe këtë të premte do të mbajë konferencë për media.

Në një postim në Facebook, Abazi ka treguar se në këtë konferencë do të diskutohet për raportin e Kosovën për vitin 2022, vizat, çasja Vuçiq-Rama për Kosovën dhe shëndeti publik.

Postimi i plotë

Nesër në ora 10:00 në konferencën për media:

✅ Raporti për Kosovën për vitin 2022+ Vizat
✅ Çasja Vuçic- Rama për Kosovën
✅ Shëndeti publik

Të premten e kaluar, Abazi, ka shpalosur pakënaqësitë që i ka me partinë e tij, përmes një konference për media.

Akuzat e Abazit u drejtuan kryesisht ndaj udhëheqjes së partisë dhe njerëzve kryesorë të LV-së në Kuvend dhe në Qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat