Pas përplasjeve në Kuvend, shtyhet seanca - mbetet pa u shqyrtuar ky projektligj

Aktuale

Pas përplasjeve në Kuvend, shtyhet seanca - mbetet pa u shqyrtuar ky projektligj

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 06:11 Përditësuar në ora: 17:36 më 14.10.2022
Pamje nga Kuvendi

​Shtyhet seanca, mbetet pa u shqyrtuar projektligji për rregullimin e çmimeve për produktet bazë

Ka dështuar të mbahet seanca e re, ku në rend të ditës kanë qenë dy projektligje. 30 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar mbajtjen e kësaj seance për shqyrtimin e dy projektligjeve në mënyrë të përshpejtuar. Por, pas mospajtimeve të grupeve parlamentare, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka njoftuar se për këto pika do të vendoset të hënën në kryesi.

Në seancën e re të filluar në orën 16:00 ishte paraparë të shqyrtohet në parim projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe për mbështetjen e punëve publike. 

Konjufca: Ka një mospajtim sa i përket vet mundësisë së trajtimit të këtyre pikave në seancë

“Ka një mospajtim sa i përket vet mundësisë së trajtimit të këtyre pikave në seancë. Dhe pas një konsultimi me... grupet parlamentare u morëm vesh që meqenëse është kontestuese mënyra se si mund të trajtohen çështjet kategorizuese sipas pikës 2 të nenit 85 të rregullores, atëherë po mbetet që në mbledhjen e kryesisë të së hënës të japim epilog kësaj dhe të hyjnë këto në një seancë të rregullt”, ka thënë kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca. 

​Miratohet ligji për kompensimin e viktimave të krimit

Me 80 vota për janë miratuar 22 amendamente dhe projekligji në lexim të dytë për kompensimin e viktimave të krimit.

Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji, Hydajet Hyseni nga komisioni për legjislacion, tha se me këtë projektligj është caktuar masa e kompensimit dhe llojet e dëmeve.

Hyseni: Janë ndryshuar lartësitë e kompensimit

Janë zgjatur afatet, ngase afatet ligjore janë mjaft të shkurtra, afati gjashtëmujor pas pranimit të aktgjykimit të plotfuqishëm dhe janë rishikuar afatet për secilin situatë të paraparë në këtë projektligj. Janë ri definuar llojet e dëmeve të kompensueshme, janë ristrukturuar llojet e dëmeve dhe shumat e kompensimit për dëmet e si kompensimi për dëmin fizik apo dëmtimin e shëndetit. Kompensimi për dëmtimin e shëndetit mendor, kompensimi për vuajtjet psiqike dhe kompensim për vuajtjet psiqike për humbjet e një anëtari të familjes. Janë ndryshuar lartësitë e kompensimit për të gjitha llojet e kompensimeve, janë propozuar shuma fikse për disa lloje të kompensimeve”, ka thënë ai.

Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orë 16:00.

​Pozitë e opozitë miratojnë pesë marrëveshje ndërkombëtare

Deputetët e pozitës e opozitës kanë miratuar pesë marrëveshje ndërkombëtare.

Me 81 vota për është ratifikuar vendimi i Këshillit të Stabilizim Asociimit, BE-Kosovë, për amendamentimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes BE-së dhe komunitetit evropian të energjisë atomike dhe Kosovës.

Në seancën e sotme është miratuar edhe marrëveshja dypalëshe e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut, ku mori mbështetjen e 86 deputetëve.

Deputetë të pozitës e opozitës kanë ratifikuar me 83 vota edhe amendamentin e dytë të marrëveshjes financiare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin “IPA 2015”.

Me 85 vota për është miratuar edhe marrëveshja financiare mes Republikës së Kosovës dhe BE-së për programin “IPA 2018”.

Në seancën e sotme është miratuar edhe marrëveshje financiare mes Kosovës dhe BE-së për programin “IPA 2021”, me 86 vota për.

Seanca vazhdon me seancën e re në ora 16:00. 

Kuvendi e voton një marrëveshje ndërmjet Kosovë e BE-së

Me 86 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së për doganat.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se programi mbështet bashkëpunimin mes autoriteteve administratave tatimore të Bashkimit Evropian dhe vendeve potenciale kandidate.

“Si program ka për qëllim zhvillimin dhe funksionimin e sistemeve kryesore të teknologjisë informative dhe krijimin e rrjeteve mes zyrtarëve të administratave tatimore nga e gjitha Europa”.

Këtë marrëveshje e ka përkrahur edhe opozita.

Konjufca kthehet në Kuvend pas lëndimit

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është kthyer në vendin  e tij të punës, pas disa mungesave, për shkak të një lëndimi fizik.

Pak minuta pasi u informua për seancën, që kishte nisur disa orë më parë, Konjufca nisi punën.

Dikush nga deputetët në Kuvend si duket e ka pyetur Konjufcës si e ka gjendjen, pasi kryeparlamentari u dëgjua duke thënë “mirë, faleminderit”.

Më 6 tetor, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, njoftoi se Konjufca ka pësuar një lëndim fizik, e si rezultat i këtij lëndimi ai s’do të jetë në punë për 10 ditë.

“Kryetari i Kuvendit prej sot e 10 ditë të tjera nuk do të jetë në kuvend, në vendin e tij të punës për arsye shëndetësore, kryetari ka pasur një lëndim fizik mbrëmë dhe për këtë arsye me rekomandimin e mjekut duhet të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që të ketë rikuperim të këmbës”, u shpreh ajo.

Nuk janë dhënë detaje se si është lënduar kryeparlamentari.

Konjufcën e zëvendësoi nënkryetarja Saranda Bogujevci.

Deputeti i VV-së, ministrit Aliut: Nuk keni ndërhyrë në mënyrë bash të mençur

Deputeti Jahja Kokaj mendon se ministri Liburn Aliu nuk ka ndërhyrë në mënyrë bash të mençur në urën e Rakovinës.

Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka pyetur ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, se kur do të përfundojë rruga Gjakovë-Prishtinë që kalon nëpër Rakovinë.

“Është rrugë që ka filluar para 4 vitesh, me 4 korsi por si duket do të vazhdojë edhe nja 4 vjet. Pyetjen kur e kam bërë është e moqme por duhet ta përsëriti në formë tjetër.

“Zoti ministër ju keni ndërhyrë në mënyrë shumë efikase në atë që është ndërtuar por si duket jo bash të mençur, për arsye se ura që është në Rakovinë është shumë e rrezikuar për arsye se rrezikohet jo vetmë ura por edhe jetët e qytetarëve”, ka thënë Kokaj.

Edhe gjatë pyetjeve parlamentare të seancës së kaluar, ministri Aliu ka marrë kritika nga një deputet i Vetëvendosjes për ngecjet në punimet  e rrugëve të disa rajoneve të Kosovës.

​Bislimi: Të ndalohet dezinformata se Qeveria po i mban paratë e nuk po i shpenzon

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i ka quajtur dezinformata deklarimet se Qeveria po i mban paratë në thesar duke mos i shpenzuar ato. Ai ka thënë se këtë vit kanë 0.7% më pak mjete në thesar, krahasuar me vitin 2021, ndërkohë që sipas tij, janë rritur të hyrat buxhetore për 12.1%.

Megjithatë, sipas Bislimit filozofia e qeverisjes nuk duhet të jetë që të shpenzojë çdo mjet që ka por të jetë aftësia për ndërtimin e një strategjie afatgjatë.

Bislimi: Këtë vit kemi 0.7% më pak mjete në Thesar krahasuar me vitin e kaluar

“Si rezultat në ditën e sotme të vitit të kaluar në thesarin e Republikës së Kosovës kemi pas mjete në niveli ne 702 milion euro, sot në Thesar kemi 697 milionë euro, kemi mjete më pak se vitin e kaluar. Kemi 0.7% më pak mjete në thesar sesa që kemi pasur në vitin 2021 ndërkohë që të hyrat buxhetore janë rrit për 12.1%. Është mirë me ndalu këtë dezinformatë sepse nuk i kontribuon askujt edhe pse në fakt filozofia e qeverisjes nuk duhet të jetë që kudo që ka një lekë me shpenzu por është aftësia me ndërtu një strategji pak më afatgjatë”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se rritja në të hyrat buxhetore nga viti i kaluar është 12.1%.

Bislimi: Të hyrat buxhetore deri më sot kanë qenë 1 miliard e 940 milion euro

“Situata siç është sot më 14 tetor 2020, të hyrat buxhetore deri më sot kanë qenë 1 miliard e 940 milionë euro ndërkohë që të njëjtën ditë të vitit 2021 të hyrat buxhetore kanë qenë 1 miliard e 739 milionë euro. Rritja në terma absolut është 201 milionë apo 12.1%. Në të njëjtën kohë shpenzimet buxhetore deri në ditën e sotme janë në masën e 1.1 miliardë e 716 milionë euro. Përderisa në të njëjtën ditë të vitit të kaluar shpenzimet buxhetore kanë enë 1 miliard 593 milionë euro. Do të thotë sivjet në krahasim me viti ne kaluar, me vitin ndoshta më të mirë ekonomikisht që ka pasur Kosova janë 123 milionë euro më të mëdha sivjet deri ën ditën e sotme”, ka thënë ai.

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se shifrat tregojnë që qeveria i ka thyer vetës rekordin me deficit tregtar.

Hoti: Bislmi është inteligjent i interpreton rrethanat por unë i shoh shifrat

“Zëvendëskryeministri është shumë inteligjent, i kupton krejt rrethanat dhe mundohet me i interpretu me inteligjencën e tij por unë i shoh shifrat, unë nuk jam inteligjent sa është ky. Por shifrat tregojnë që ju keni thyer rekordin e vetës me deficit tregtar, në 3 miliardë. T’u kanë rritë eksportet për 150 milionë por t’u kanë rritë importet me 800 milionë, çka tregon kjo, trego që ato 40 mijë vende të reja të punës që i keni krijuar nuk po japin rezultat ose nuk janë fare, ose janë vetëm formatizim i punësimit”, ka thënë ai. 

​Artikulli i revistës franceze për Kosovën, sërish përplasje në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar veprime konkrete të institucioneve karshi artikullit në revistën franceze “Petit Fute”, ku Kosova cilësohet si “tokë bizantine ku lindën manastiret ortodokse serbe”.

Në të kundërtën, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, paralajmëroi se do të iniciojnë mocion për shkarkim të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Deliu: Çfarë veprime kanë marrë institucionet për revistën franceze

“Kërkoj nga MINT të na dokumentojë atë që ka thënë, padinë dhe demantin që ajo ka bërë karshi këtij shkrimi. Cilat veprime janë marrë sot, kush është autori i këtij punimi dhe ku është llogaridhënia e institucioneve të Kosovës, ku Kosovën e promovojnë si një vend të lindjes së manastireve ortodokse serbe. Ne nuk mund të heshtim karshi këtij skandali dhe ku po cenohet shteti i Kosovës”, tha ai.

Por, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se kanë kërkuar nga revista të tërheq artikullin dhe bëri të ditur se kanë angazhuar avokatë për të ngritur një padi ndaj revistës.

Çeku: Do të ngritim padi ndaj revistës, artikulli nuk përfaqëson vendimin e institucioneve të Kosovës

“Në komunikim me ministren Hajdari dhe me lejen e saj, po e jap sqarimin. Kërkesa zyrtare për tërheqjen e artikullit nga kjo revistë është dërguar, ky presion është i vazhdueshëm deri të tërhiqet artikulli. Veprimi i dytë është se janë angazhuar avokatë për ngritjen e padisë ndaj revistës për shkeljen e kushteve të marrëveshjes. Marrëveshja siç e dini me revistën, është lidhur në vitin 2016. Artikulli në fjalë asnjëherë nuk është autorizuar nga KIESA dhe MINT, ekzistojnë shkresat dhe dëshmi nga ministrja në adresën e revistën ku në mënyrë ekspliciti nuk miratohet përmbajtja e draftit të këtij artikulli dhe jepen rekomandime për korrigjime në tekst”, tha ai.

Haradinaj: Osmani, Konjufca e Kurti t’i shkruajnë letër Bidenit për të shkuar në Shtëpi të Bardhë

Ish-kryeministri dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se niveli aktual në të cilin po zhvillohen negociatat me Serbinë nuk do të sjell sukses për Kosovën.

Haradinaj ka thënë se krerët e shtetit, presidentja, kryekuvendari dhe kryeministri duhet t’ia shkruajnë një letër të përbashkët presidentit amerikan dhe t’i kërkojnë takim në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë.

Kreu i AAK-së ka thënë se çfarëdo rruge tjetër do ta lodhë Kosovën dhe s’do të jetë e suksesshme.

“Pse ne ende po shpresojmë që do të arrijmë sukses me këtë nivel të dialogut. E cili është ky nivel, i Lajcakut, i të ngarkuarve, po ende jo i vendimmarrësve. Me u anku në korridore të Kuvendit tonë në njërin nga ata që vjen në Prishtinë, s’fitojmë kurgjë. Kjo punë zgjidhet ndryshe. Presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri një letër të përbashkët presidentit të Amerikës, me i thanë i nderuar president, është afruar normalizimi i plotë me Serbinë, a po na pret në Shtëpinë e Bardhë ta nënshkruajmë marrëveshjen historike, normalizimin e plotë me njohje reciproke, gjithëpërfshirëse e ligjërisht të obligueshme. Çdo rrugë tjetër ka me e lodhë Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj në Kuvend.

Bislimi thotë se në Thesar ka më pak mjete se vitin e kaluar, Hoti e quan shumë inteligjent

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në Thesarin e Kosovës këtë vit ka më pak mjete së në vitin e kaluar.

Ai theksoi se të hyrat buxhetore janë rritur për 12.1 për qind.

“Në ditën e sotme, të vitit të kaluar, në Thesarin e Republikës së Kosovës kemi pasë mjete, në nivelin e 702 milionë eurove, sot në buxhetin e Republikës së Kosovës kemi 697 milionë euro, domethënë kemi mjete më pak se vitin e kaluar”.

“Kemi 0.7 për qind më pak mjete në thesar, se kemi pasë në vitin 2021, në ndërkohë që të hyrat buxhetore janë rritur për 12.1 për qind”.

Me këtë rast ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti duke e quajtur Bislimin inteligjent, që i kupton gabimet, por që deklaron tjetër gjë.

“Zëvendëskryeministri shumë inteligjent. Unë shoh shifra dhe nuk jam inteligjent sa ky. Ku tu kanë rritur importet 800 milion. Ato 40 mijë vende të punës nuk po japin rezultat”.

“Çka tregon shifrat vetëm për mjetet e inkasuar të naftës këtë e argumentova që 200 milionë euro mi lenë te qytetarë. Ju jeni inteligjent dhe i kuptoni, por tjetër gjë çka thoni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat