Pas kërcënimit me bllokim rrugësh vjen kundërpërgjigjja për Rakiqin: Më 1 nëntor do të bllokohen targat shtetit të Milosheviçit!

Aktuale

Pas kërcënimit me bllokim rrugësh vjen kundërpërgjigjja për Rakiqin: Më 1 nëntor do të bllokohen targat shtetit të Milosheviçit!

Nga: M.L. Më: 27 tetor 2022 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Profesori Enver Bytyçi ka komentuar deklaratën e kryetarit të Listës serbe, Goran Rakiq se do t`i bllokojnë rrugët nëse zbatohet vendimi për targa.

Duke e komentuar këtë, profesori ka thënë se kryetari i Listës serbe Goran Rakiq dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, janë bashkuar për ta ruajtur trashëgiminë e kasapit të Ballkanit!

“Kryetari i Listës serbe, Rakiq, thotë se do të bllokohen rrugët në veri të Mitrovicës, nëse u konfiskohet prona. Dhe me pronë ai konsideron targat e Milosheviçit. Këtë deklaratë kërcënuese ai e lëshoi nga Beogradi, sapo doli nga një takim me ish-ministrin e Milosheviçit, presidentin Vuçiq. Kjo do të thotë se të dy këta janë bashkuar për ta ruajtur trashëgiminë e kasapit të Ballkanit!”, tha Bytyçi.

Sipas tij, dikush duhet t'u thotë edhe presidentit serb, edhe zëdhënësit të tij në Kosovë, Rakiq, se targat në të gjithë botën janë pronë e shtetit dhe jo e qytetarit.

Qytetari i merr ato në përdorim nga shteti! Në kategorinë e pronave nuk bëjnë pjesë targat. Targa është produkt i ligjit të shtetit! Kështu ndodh edhe në Serbi dhe kësisoj duhet të ndodhë edhe në Kosovë. Në fund të fundit, ishte vetë Aleksandër Vuçiq ai që e ka nënshkruar në vitin 2015 marrëveshjen për këtë! Kosova thjesht po zbaton marrëveshjen e firmosur para më shumë se gjashtë vitesh!”, ka potencoi ai.

Prandaj, Bytyçi theksoi se më 1 nëntor nuk do të ndodhë sekuestrim pronash, por bllokimi i lëvizjes së automjeteve, të kujtdo qofshin ato, me targat e vjetra të shtetit të Milosheviçit!

“Kjo është e bazuar në ligj dhe jo në dhunë! Nëse ligji është dhunë, atëherë ajo duhet pranuar si e tillë dhe jo si dhunim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat