Bezeraj me plot akuza: Akuzohem për plagjiaturë sepse vij nga Lugu i Baranit

Aktuale

Bezeraj me plot akuza: Akuzohem për plagjiaturë sepse vij nga Lugu i Baranit

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 20:53
Anëtari i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Selim Bezeraj

Anëtari i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Selim Bezeraj ka thënë se arsyeja pse mund të jetë akuzuar për plagjiaturë të doktoraturës së tij, mund të lidhet me prejardhjen e tij, që është nga Lugu i Baranit.

Baranit, i cili është akuzuar nga organizata ORCA për plagjiaturë, ka thënë se në UP ka grupe kriminale që e kanë ngulfatur universitetin.

Sipas tij, raporti për plagjiaturë ndaj tij ka të bëjë me qëllime meskine.

“Është raport me qëllim meskin, a kuptoni? Unë po të tregoj shumë… kemi të bëjmë me një koncept që njerëzit nuk pranojnë që dikush nga Lugu i Baranit me hy në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës edhe pse ka ardhë me meritë”, ka thënë Bezeraj.

“Bëhet fjalë për shkak të prejardhjes tuaj gjeografike?”, është pyetur Bezeraj nga autori i emisionit.

“Natyrisht që është, natyrisht që është”, është përgjigjur Bezeraj.

Tutje, Bezeraj ka thënë se disa, pa treguar emrat, s’mund të besojnë që në Këshillin drejtues të UP-së, nuk janë më fëmijët e “UDBA-shëve”.

“Disa s’mund ta akceptojnë që dikush ka dhënë shumë për këtë vend dhe s’mund të besojnë se aty nuk mund të jenë fëmijët e udbashëve. Kemi të bëjmë me këtë lloj logjike dhe fryme. Kjo është çështja, ju lutem. Ka dallime të mëdha regjionale. Nuk mund ta pranojnë që dikush ka ardhur me meritë. Janë rrugaçëri këto, janë sistem i rrugaçërisë. Kemi të bëjmë në Universitetin e Prishtinës me grupe mafioze, që e kanë ngulfatë UP-në”, ka thënë Bezeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat