Driton Lajçi vazhdon të hetohet, Specialja rrëzon kërkesën e mbrojtjes

Aktuale

Driton Lajçi vazhdon të hetohet, Specialja rrëzon kërkesën e mbrojtjes

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 11:28
Driton Lajçi

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë rrëzuar ankesën e mbrojtjes, në lidhje me Driton Lajçin.

Në lidhje me këtë çështje, gjyqtari  rrëzoi kërkesën e dytë të mbrojtjes, e cila kishte kërkuar që gjykata të urdhërojë Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të ndërpresë hetimin ndaj Lajçit.

Bazuar në vendimin e tij, gjykata  nuk e vlerëson se kohëzgjatja e hetimit kundër  Lajçit është e paarsyeshme, ashtu siç ka kërkuar mbrojtja, raporton RTKlive.

Ky vendim sipas gjykatës, është marrë duke marrë parasysh kompleksitetin e këtij rasti.

Në nëntor të vitit 2019, është raportuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, ishte duke bërë hetime lidhur me rolin e Zyrës së Qeverisë së Kosovës (në Ministrinë e Drejtësisë) për mbrojtjen juridike të të akuzuarve potencialë pranë Dhomave të specializuara, si dhe drejtuesin e kësaj zyre, në atë kohë,  Driton Lajçi, për pengimin e mundshëm të drejtësisë, përfshirë edhe pretendimet për shkelje të neneve të Kodit Penal të Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me pengimin e provave ose procedurave zyrtare dhe frikësim gjatë kryerjes së procedurës.Kjo është pjesë e një dokumentit që ka të bëjë me kërkesën e avokatit të Lajçit, për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit të intervistimit.

Lajçi ishte  marrë në pyetje në Hagë, më 17 tetor 2019, duke u mbrojtur në heshtje, ndërkaq që avokati i tij, Toby Cadman, kishte konfirmuar në atë kohë për  Radion Evropa e Lirë, që pranë Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me seli në Hagë, ka paraqitur kërkesën lidhur me kushtetutshmërinë e procedurës gjatë intervistimit, që është edhe pjesë e dokumentacionit publik.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat