​Kurti: Digjitalizimi, një prej shtyllave kryesore të planit tonë qeverisës

Aktuale

​Kurti: Digjitalizimi, një prej shtyllave kryesore të planit tonë qeverisës

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 17:58
Albin Kurti

Digjitalizimi është një prej shtyllave kryesore të planit tonë qeverisës, andaj jemi zotuar të ngrisim efikasitetin dhe transparencën e administratës publike e me këtë edhe të shërbimeve qeveritare”, deklaroi kryeministri Albin Kurti, në ceremoninë e lansimit zyrtar të Sistemit për Hartimin e Legjislacionit (LDS), organizuar nga Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit.

Duke e vlerësuar këtë si një të arritur të rëndësishme në kuadër të transformimit digjital, kryeministri tha se me digjitalizimin që është i ndërlidhur ngushtë me reformën dhe modernizimin e administratës publike do të krijohen shërbime elektronike të cilat e kanë në qendër qytetarin.

“Në qëllim të fuqizimit të qasjes në drejtësi për qytetarin, duhet të flasim për digjitalizim të të gjitha shërbimeve të sistemit të drejtësisë, duke theksuar ato të gjykatave dhe të prokurorive. Qasja elektronike në dosje të lëndës, caktimi i seancave gjyqësore, arsyen e shtyrjes së seancave, vendimet e gjykatës, do të ngrisin transparencën e llogaridhënien aq të nevojshme brenda sistemit aktual të drejtësisë në vendin tonë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Më tej, ai tha se sistemi që u inaugurua sot do ndikojë në rritjen e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndër institucional dhe do sigurojë gjithëpërfshirje gjatë procesit të përgatitjes së legjislacionit.

Duke pasur statistika dhe të dhëna në kohë reale për statusin aktual të projektligjeve apo projekteve të akteve nënligjore, institucionet tona do të kenë mundësi të veprojnë në mënyrë më efikase në realizimin e planit legjislativ.

Sistemi LDS ofron statistika për planin legjislativ edhe për publikun e gjerë dhe në këtë mënyrë ndihmon edhe në rritjen e transparencës dhe të llogaridhënies në qeverisje.

Po ashtu, sistemi LDS, ofron zgjidhje inovative për digjitalizimin e tërë ciklit të hartimit të legjislacionit primar dhe sekondar, nga faza e përfshirjes në planin legjislativ deri në miratimin e tyre në organet përgjegjëse qeveritare. Përmes këtij sistemi, digjitalizohet edhe hartimi i tabelave të përputhshmërisë dhe opinionit të përputhshmërisë me Acquis – që e ndihmon dhe e bën më efikas procesin e përafrimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, thuhet në një komunikatë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat