​KFOR: Të gjitha palët të mbajnë dialogun për hir të sigurisë dhe stabilitetit

Aktuale

​KFOR: Të gjitha palët të mbajnë dialogun për hir të sigurisë dhe stabilitetit

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 19:44
​KFOR

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia pasi përfaqësuesit e serbëve ofruan dorëheqjen nga institucionet e nivelit lokal në Kosovë, nga Gjyqësori, Policia, si dhe nga Qeveria dhe Kuvendi, është në kontakt të ngushtë me të gjitha autoritetet në vend dhe ushtarët paqeruajtës mbesin vigjilentë dhe vazhdojnë të zbatojmë mandatin e tyre të OKB-së për një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes.

Kështu thuhet në një reagim të KFOR-it në Facebook, ku theksohet se është thelbësore që të gjitha palët të mbajnë dialogun për hir të sigurisë dhe stabilitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat