Zhvillimet në veri/ Kurti takohet me përfaqësuesit e institucioneve lokale nga Mitrovica e veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut

Aktuale

Zhvillimet në veri/ Kurti takohet me përfaqësuesit e institucioneve lokale nga Mitrovica e veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut

Nga: M.L. Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 21:50
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesit e institucioneve lokale nga komunat e Mitrovicës së veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Sipas zyrës së kryeministrit, gjatë takimit u theksua rëndësia e mbarëvajtjes së punës së institucioneve dhe vazhdimi i përmbushjes së detyrave të tyre në kuadër të përgjegjësive që kanë.

Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundim të ligjit, paqe dhe siguri, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazi e shërbim ndaj qytetarëve.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,  morën pjesë Nënkryetari i Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi, anëtarët e Kuvendeve Komunale nga Mitrovica e veriut, Zveçani dhe Zubin Potoku: Lulzim Peci, Selvete Kelmendi, Sefer Veseli, Skender Sadiku, Vedat Mehmeti dhe Zenel Jakupi, si dhe shefat e Zyrave Komunale për Komunitete të Komunës së Zveçanit dhe Zubin Potokut.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat