Vuçiq sërish me kërcënime, paralajmëron takim me Borel-in, Lajçak-un e Makronin rreth Kosovës

Aktuale

Vuçiq sërish me kërcënime, paralajmëron takim me Borel-in, Lajçak-un e Makronin rreth Kosovës

Nga: F.B. Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 14:37
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka thënë se ka anuluar vizitën në Egjipt edhe Katar, sikurse edhe në ndeshjen e Serbisë në kampionatin botëror, ndërkohë që ka paralajmëruar takim me presidentin francez Makron në Paris, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

„Në ditët e ardhshme do shkojë në Paris ku do të takohem me Borelin dhe Lajçak, mbase edhe me Makronin. Kam anuluar vizitat në Egjipt dhe Katar dhe nuk do jem në hapjen e botërorit për shkak situatës në vend. Do të shohim çka mund të bëjmë që të qetësohet situata në Kosovë” tha Vuçiq.

"Dëshiruan incidente, konflikte edhe poshtërim të popullit serb. Po e shihni se nuk heqin dorë nga ri-regjistrimi, nuk iu intereson krijimi i asociacionit. Tash është plotësisht e qartë se ne respektojmë fjalën dhe nënshkrimin” tha ai.

Me këtë rast njoftoi edhe “rehatim-in” e Gjuriq dhe Filipoviq që dhanë dorëheqje nga policia e Kosovës, të cilët si tha “do të punojnë në kushte të shkëlqyera” për vendin e tyre dhe nuk do kenë paga më të ulëta.

„Të gjithë njerëzit atje do kenë përkujdesje, mund të vonohemi një a dy ditë, por askund nuk do vonohemi një muaj. Serbia do kujdeset për njerëzit e vetë” tha ai, ndërsa duke fol rreth atentatit ndaj tij, Vuçiq tha “kurrë nuk do mbaj jelek mbrojtës në vendin tim”.

Ai akuzoi mediat që familjen e tij e ndërlidhin pa fakte me afera të ndryshme, po përsëriti se “nuk i shkon në mendje të fshihet nga populli dhe të ik nga ata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat