Deputetët: Mungesa e kuorumit, papërgjegjësi të pushtetit

Aktuale

Deputetët: Mungesa e kuorumit, papërgjegjësi të pushtetit

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Deputetët opozitarë e quajnë papërgjegjësi mungesën e kuorumit në Kuvend të deputetëve të shumicës parlamentare, që sipas tyre, edhe po e dëmton punën e legjislacionit. Por, pozita vlerëson se me gjithë mungesat, Kuvendi ka bërë punë të mirë në këtë legjislacion.

Kuvendi i Kosovës vazhdimisht po përballet me mungesa të shumta të deputetëve që si rrjedhojëedhe po e vështirësojnë punën e legjislacionit. Opozita  përgjegjëse e bënë shumicën. Deputetit i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar për Radio Kosovën se deputetët e shumicës duke qenë të papërgjegjshëm, shumë herë e kanëdëmtuar punë e legjislativit.

“Një shumicë e cila e ka votën kualitative dhe e cila pothuajse çdoherë përballet me mungesë tëkuorumit, është tregues i qartë se kemi njëpapërgjegjësi totale ndaj votës së qytetarit dhe ndaj vullnetit të keqpërdorur të qytetarit tëKosovës”, ka thënë Zemaj

Mungesën e kuorumit, papërgjegjësi të pushtetit e ka quajtur edhe deputeti i PDK-së, Bekimi Haxhiu.

“Shumë seanca kanë dështuar në mungesë tëkuorumit, sepse ndonëse është një koalicion i cili ka marrë më shumë se 50 për qind të votave, në Kuvend nuk janë të përgjegjshëm për të kryer punën për të cilën kanë marrë besimin”,deklaroi Haxhiu.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo legjislaturë që nga fillimi ështëpërballur me mungesa të shumta, derisa tha se kjo duhet të ndryshohet.

“Mungesa e kuorumit është mungesë e përgjegjësisë parlamentare, kjo duhet tëndryshojë dhe duhet që me rregullore tësanksionohet kushdo që nuk merr pjesë nëSeancat e Kuvendit”, ka thënë Tahiri.

Në anën tjetër deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, është lavdëruar për punën e Kuvendit këtë vit edhe pse ka thënë se ka pasur mungesëtë kuorumit që sipas tij, opozita qëllimshëm e ka shkaktuar.

“Mungesa e kuorumit ka qenë evidente, sepse opozita edhe pse ishte në seancë nuk merrte pjesë në votime, prandaj shkaktonte mungesëkuorumi”, ka theksuar Dugolli.

Mungesa e vazhdueshme e kuorumit nëKuvendin e Kosovës është përmendur edhe nëRaportin e Progresit për këtë vit. Aty theksohet se puna e Kuvendit vazhdon të ndikohet negativisht nga atmosfera polarizuese politike dhe vështirësitë për të arritur kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje, përkundër faktit se Qeveria bazohet në një shumicë të fortë. Tutje është thënë se, shumica dhe opozita duhet të përmirësojnë dialogun politik dhe të punojnë së bashku për të avancuar më tej agjendën e reformave të BE-së dhe për të krijuar konsensus rreth reformave të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat