Zgjedhjet për KNSH në Luginë

Aktuale

Zgjedhjet për KNSH në Luginë

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 21:12
Foto nga vendngjarja

Mbi 36 mijë shqiptarë me të drejtë vote në Serbi, sot do të mund të zgjedhin 15 përfaqësuesit e tyre për Kuvendin e Këshillit Nacional Shqiptarë.

55 vendvotimet në tri komunat e Luginës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, janë hapur në orën 07:00.

Përfaqësuesit e administratave komunale të cilët edhe janë organizatorë të zgjedhjeve kanë thënë se nuk ka pasur ndonjë problem të evidentuar, ndërsa qytetarët deri dje e patën mundësinë që të hyjnë në listën e veçantë zgjedhore.

 “Numri i vendvotimeve në Luginën e Preshevës është 55 me votues shqiptarë, ndërkaq numri i votuesve që janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore të pakicave kombëtare janë rreth 36500 votues. Deri më tash në Luginën e Preshevës janë hapur të gjitha vendvotimet në ora 7:00 të mëngjesit dhe nuk është paraqitur asnjë incident”, ka thënë Hevzi Ramadani, kryeshef i administratës komunale në Preshevë.

Votuesit presin nga Këshilli Kombëtar Shqiptarë një qasje më proaktive drejt zgjidhjes së të drejtave themelore kombëtare që Serbia po i nëpërkëmbë.

Për shumicën në Kuvendin e KNSh-ë në Luginë në garë janë pesë lista të partive politike që i tubojnë shqiptarët e kësaj zone. I pari i KNSH-së zgjidhet nga shumica e gjithsejtë 15 këshilltarëve.

Deri më sot nuk ka pasur ndonjë koalicion parazgjedhor. E Këshillat Nacionale konsiderohen me rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit të pakicave që jetojnë në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat