“Kjo është fatale dhe alarmante”/ Haziri: Këshilla’ e SHBA-së për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi

Aktuale

“Kjo është fatale dhe alarmante”/ Haziri: Këshilla’ e SHBA-së për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi

Nga: M.L. Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 09:37
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri i ka komentuar raportet aktuale të shtetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në një postim në Facebook, Haziri e ka quajtur “sanksionim” këshillën e SHBA-së për zyrtarët qeveritarë për të mos udhëtuar atje.

Kjo sipas tij është alarmante dhe fatale.

Postimi i plotë:

SHBA do t’i ruaj përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës, por do t’i dëmtojë raportet me funksionarët kur e humbin udhën. SHBA i tashmë i ka dhënë shenjat e parë të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës. ‘Këshilla’ e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi. Kjo është fatale dhe alarmante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat