Ambasadori Berishaj: Isha këshilltar i kompanisë energjetike “GEN”, s’i kam marrë 600 mijë euro nga ta

Aktuale

Ambasadori Berishaj: Isha këshilltar i kompanisë energjetike “GEN”, s’i kam marrë 600 mijë euro nga ta

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 12:16
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, e ka pranuar se ka qenë këshilltar i kompanisë energjetike “GEN”.

Por thotë se nga viti 2019 nuk ka bashkëpunim më me ta.

“Unë kam qenë aty si këshilltar. Unë kam dhënë këshilla politike se çfarë do të duhej të bëjë një firmë”, ka thënë ai në Komisionin Parlamentar për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike.

Por Berishaj mohon të i ketë pranuar 600 mijë euro nga kjo kompani.

Ai tha se GEN është kompani sllovene dhe vepron në 25 shtete.

“Është një ndër kompanitë më prestigjioze në Evropë”, thotë Berishaj.

Por akuzat i ka mohuar që ka afërë korruptive me këtë kompani siç kanë raportuar mediat sllovene. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat