Haradinaj del me nga një porosi për Kurtin, Osmanin e Konjufcën pas zhvillimeve në Bruksel

Aktuale

Haradinaj del me nga një porosi për Kurtin, Osmanin e Konjufcën pas zhvillimeve në Bruksel

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 21:46
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti që ta pezullojë vendimin për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë.

Në një postim në Facebook, ka kërkuar po ashtu që kryetari i Kuvendit të thërras seancë të jashtëzakonshme, për miratimin e rezolutës së AAK-së lidhur me situatën.

Haradinaj i bëri thirrje edhe presidentes të qetësojë situatën, ndërsa qytetarëve serbë u kërkoi përmbajtje nga aktet e dhunës.

Postimi i plotë:

I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë.

I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërras Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situates së krijuar.

Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar.

I ftoj të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd.

Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat