Ambasadori gjerman i gëzohet pajtimit të ambasadorëve të BE-së për liberalizmin e vizave

Aktuale

Ambasadori gjerman i gëzohet pajtimit të ambasadorëve të BE-së për liberalizmin e vizave

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 12:17
Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, i është gëzuar vendimit të ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimi Evropian për ta çuar përpara procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën.

Rohde tha se është një vendim i vonuar të cilin Gjermania e ka mbrojtur fuqishëm.

“Më në fund. Një vendim i vonuar prej kohësh të cilin Gjermania e ka mbrojtur fuqishëm!”- tha Rohde.

Presidenca e Bashkimit Evropian e cila kryesohet nga Çekia e ka mirëpritur pajtueshmërinë e arritur mes ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat