Ambasadori gjerman kërkon që dhuna ndaj EULEX-it dhe policisë të ndalet menjëherë

Aktuale

Ambasadori gjerman kërkon që dhuna ndaj EULEX-it dhe policisë të ndalet menjëherë

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 11:35
Jorn Rohde

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it në Zveçan.

Ai ka thënë se dhuna ndaj EULEX-it dhe ofruesve tjerë të sigurisë duhet të ndalet menjëherë.

“EULEX-i kontribuon në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Dhuna kundër EULEX-it dhe ofruesve të tjerë të sigurisë duhet të ndalet menjëherë”, ka shkruar Rohde.

Ndaj këtij sulmi kanë reaguar edhe vetë misioni i EULEX-it, si dhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat