Komisioni për Siguri viziton Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Bajqinovci jep detaje

Aktuale

Komisioni për Siguri viziton Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Bajqinovci jep detaje

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 11:27
Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje

Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje ka vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Republikës së Kosovës.

Mefail Bajqinovci nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Policia e Kosovës është profesionale dhe garanton siguri në çdo cep të territorit.

“Në takim u pritëm nga u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm, z. Hoti dhe drejtorët e departamenteve përkatëse.
Temë diskutimi ishin çështjet e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë, me theks të veçantë situata në veri të vendit.
Policia jonë është profesionale dhe e përkushtuar për të garantuar siguri në çdo cep të territorit tonë.
Edhe ne të gjithë jemi në mbështetje të pjesëtarëve të policisë tanë në çdo aspekt të mundshëm
” shkruan Bajqinovci në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat