Kurti uron Krishtlindjet: Ta kaloni këtë festë në paqe e dashuri, me familjen e njerëzit tuaj më të dashur

Aktuale

Kurti uron Krishtlindjet: Ta kaloni këtë festë në paqe e dashuri, me familjen e njerëzit tuaj më të dashur

Nga: A.SH Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 21:33
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarë e krishterë Krishtlindjet.

Kjo festë përcjellë porposinë e lindjes së paqes, të shpresës e dashurisë, thotë Kurti.

Postimi në Facebook:

Të dashur bashkëqytetarë,

uroj që festën e Krishtlindjes ta kaloni në paqe e dashuri, me familjen e njerëzit tuaj më të dashur.

Lindja e Krishtit përcjellë porosinë e lindjes së paqes, të shpresës e dashurisë. Në këtë festë, që njihet edhe si Nata e Buzmit, kjo porosi bëhet edhe më e fortë. Le t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit në këtë kremtë frymëzuese, e në çdo ditë tjetër. Ju uroj një Krishtlindje të bardhë e të bekuar.

Për shumë mot gëzuar Krishtlindjen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat