Deri në një orë pritjet te Dheu i Bardhë

Aktuale

Deri në një orë pritjet te Dheu i Bardhë

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 13:42

Pritjet e qytetarëve për të hyrë në Kosovë në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë janë deri në 1 orë.

Ministria e Punëve të Brendshme, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për menaxhim kufitar, ka bërë të ditur se në këtë pikë të kalimit kufitar, hyrjet janë 50-60 minuta, derisa kolonat janë 400-500 metra. Ndërsa, pritjet për të dalë përmes kësaj pike kufitare janë 15-20 minuta, ndërkaq kolonat janë 40-50 metra.

Pika kufitare Dheu i Bardhë është ngarkuar pasi mbrëmë është mbyllur pika kufitare në Merdarë.

“Qarkullimi në PKK Merdare është i mbyllur në Hyrje & Dalje ,për arsyje te barikadave në territorin e Serbisë, rreth 2 kilometra para se me ardh në Merdare. Deri ne një informat tjetër të shfrytezohet PKK tjera”, është bërë e ditur në faqen e MPB-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat