Çollaku thotë se heqja e barrikadave ka qenë rezultat i aktivitetit diplomatik

Aktuale

Çollaku thotë se heqja e barrikadave ka qenë rezultat i aktivitetit diplomatik

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 18:43
Fatmir Çollaku

Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku ka thënë se tendenca e heqjes së barrikadave ka qenë rezultat i aktivitetit diplomatik.

Çollaku tha se rrjedha e procesit po shkon drejt stabilizimit.

“Rrjedhat e procesit po shkojnë kah stabilizimi. Tërheqja e barrikadave është sinjal që megjithatë presioni ndërkombëtar politik gjithnjë zgjidhja është politike në këto relacione jo ushtarake. Sigurisht ka qenë presion ndërkombëtar. Aktiviteti i dendur diplomatik ndërkombëtar”, deklaroi ai.

Sipas tij, edhe për lirimin e ish-policit, Dejan Pantiq ka pasur presion ndërkombëtar.

“Të gjitha janë lidhshmëri, ka pasur presion ndërkombëtar dhe ndikim. I gjithë ky epilog i sotshëm i tendencës së heqjes së barrikadave ka qenë rezultat i aktivitetit diplomatik”, shtoi Çollaku.

Dje, Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka ndërruar masën e sigurisë ish-policit Dejan Pantiq nga masa e paraburgimit në arrest shtëpiak. Ai është arrestuar më 10 dhjetor si i dyshuar për terrorizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat