Rrustemi: Prania e shtetit të Kosovës në veri, asnjëherë s’ka qenë më e plotë

Aktuale

Rrustemi: Prania e shtetit të Kosovës në veri, asnjëherë s’ka qenë më e plotë

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 23:54
Adnan Rrustemi 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi  ka folur rreth vendimeve të Qeverisë Kurti kundrejt Serbisë dhe situatës së fundit të krijuar në veri të vendit.

I pyetur nga moderatori se a mendoni që asnjëherë më shumë nuk ka qenë i shtrirë sovraniteti në veri, Rrustemi ka thënë se është i vetëdijshëm se veriu është larg nga ku dëshriojmë të arrijmë, por prania e shtetit të Kosovës atje asnjëherë s’ka qenë më e plotë.

“Unë jam i vetëdijshëm edhe i ndërgjegjshëm për vështirësitë dhe veriu është larg nga ku dojmë të arrijmë. Në rastin më të mirë mund të thuash se funksionaliteti institucional në nivelin lokal në ofrimin e shërbimeve publike është kufizuar por në kuptimin e pranisë së shtetit të Kosovës asnjëherë s’ka qenë më i plotë. Nuk është hera e parë që janë vendosur barrikadat, e shpjegova edhe kontekstin pse kanë qenë edhe më radikale se herat e kaluara, mungesa e fuqisë në vendimmarrje, asnjë koncesion në dialog, nuk janë lejuar zgjedhjet e Serbisë, nuk është lejuar referendumi etj.”, ka thënë Rrustemi.

Tutje, Rrustemi ka thënë se në regjistrin civil të Kosovës për të votuar të gjithë serbët e Kosovës dhe politikanët e tyre e kanë të shkruar Republika e Kosovës, ndryshe nuk mund të kandidojnë e as të votojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat