Gjuriq: Kurti s’është njeri i preferuar në Washington, në ditët dhe javës në vijim do të bisedojmë për Asociacionin

Aktuale

Gjuriq: Kurti s’është njeri i preferuar në Washington, në ditët dhe javës në vijim do të bisedojmë për Asociacionin

Më: 4 janar 2023 Në ora: 08:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka thënë sonte se situata në veri të Kosovës tani për tani është deskaluar dhe pasi ia thuri disa lavde shefit të tij, Aleksandar Vuçiq, e kritikoi kryeministrin Albin Kurti që sipas tij ka qëllime të këqija ndaj serbëve lokal.

Sipas tij, nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë garanci të shkruar se nuk do të arrestohen protestuesit e barrikadave dhe indikacione se në ditët dhe javët në vijim “do të bisedohet për formimin e Asociacionit”.

Gjuriq tha se kryeministri i Kosovës “nuk është njeri i preferuar në Washington”, ndërsa përmendi rastin e vitit 2015, kur deputetët e LVV-së e kishin sulmuar ambasadoren amerikane, Tracy Jacobson.

“Kurti tregoi se është shumë personal në çdo gjë që bën dhe me hidhërimin e tij personal në marrëdhëniet me Serbinë, arriti ta largojë një pjesë të njerëzve që tradicionalisht ishin përkrahës të tyre”, tha Gjuriq në një intervistë për televizionin serb, B92.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat