Ministri Rashiq: Asociacioni është obligim, nuk mund të anulohen marrëveshjet e nënshkruara më herët

Aktuale

Ministri Rashiq: Asociacioni është obligim, nuk mund të anulohen marrëveshjet e nënshkruara më herët

Më: 6 janar 2023 Në ora: 15:14
Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se asociacioni është obligim dhe për këtë sipas tij, duhet të vendosë Qeveria e Kosovës për mënyrën se si do të bëhet.

Rashiq ka thënë se nuk mund të anulohen marrëveshjet e nënshkruara më herët, duke shtuar se ato duhet të respektohen.

“Siç e kam thënë edhe më herët, në politikë dhe në institucione nuk mund ta anuloni të gjithë atë që ka ndodhur në mandatin paraprak, që do të thotë se ato obligime mbeten dhe ato obligime duhet të respektohen. Është tek ju ajo se çfarë forme, çfarë dizajni do të prezantohet ajo, kjo është diçka tjetër. Në marrëveshjen e 2015 thuhet se të gjitha këto marrëveshje duhet të jenë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Për mua kjo është bazë e mirë për Qeverinë e Kosovës që të punojë në atë drejtim”, ka thënë Rashiq.

Derisa ka folur për tensionet në veri të vendit, ai ka thënë se barrikadat e vendosura kanë qenë në dakordim me Beogradin.

“Unë po konsideroj që kjo ka qenë një manovrim i organeve, në veçanti i Listës Serbe, e përkrahur nga Beogradi, për një sigurim të pozitës më të favorshme në drejtim të negociatave e marrëveshjeve për të cilat po supozohet që mund të arrihen brenda vitit 2023, që mund të mos jenë finale, por marrëvehje që drejtojnë palët tek marrëveshja finale”, ka thënë ndër të tjera Rashiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat