I dyshuari për plagosjen në Shtërpcë vetdorëzohet, thotë se ndihet i pafajshëm

Aktuale

I dyshuari për plagosjen në Shtërpcë vetdorëzohet, thotë se ndihet i pafajshëm

Më: 6 janar 2023 Në ora: 18:25
A.K.

Gazeta ka raportuar se i dyshuari për plagosjen në Shtërpcë është ushtar i FSK-së, njëkohësisht djalë i dëshmorit.

A.K. ka thënë se ndihet i pafajshëm për rastin që po ndërlidhet emri i tij.

Media ka kontaktuar me të, pak minuta para se t’i vetdorëzohet forcave të rendit.

I njëjti ishte në pritje të patrullës së Policisë në një vend në Prevallë.

“Qe veç erdhën”(policia v.j.), thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat