Alarmon ish-ushtari i UÇK-së: Në Istog u falsifikuan 14 dëshmorë, duhet të hiqen nga lapidari

Aktuale

Alarmon ish-ushtari i UÇK-së: Në Istog u falsifikuan 14 dëshmorë, duhet të hiqen nga lapidari

Më: 17 janar 2023 Në ora: 11:56
Ali Sefaj

Ish-ushtari i UÇK-së, Ali Sefaj, i cili për publikun njihet më shumë si sindikalist, ka shkruar një status, në të cilin është revoltuar rreth numrit të dëshmorëve në një lapidar në Istog, qytetin prej nga ai vjen.

Sipas tij, në lapidar është falsifikuar numri i dëshmorëve të Istogut. Në pretendimin e z. Sefaj, 14 viktima civile janë përfshirë në lapidarin e dëshmorëve të UÇK-së.

“Lapidari i dëshmorëve në Istog duhet ti këtë vetëm emrat e 51 dëshmorëve, por jo edhe të 14 viktimave civile të bërë me të njofshem dëshmorë”, shkroi ai.

Sefaj i ka kërkuar edhe kryetarit të Istogut, Ilir Ferati, të veprojë e të mos lejojë “ndryshimin e fakteve historike”.

“Mos lejo qe me taksat tona dhe me punën tende të ndryshohen faktet historike, por vendosi vetëm emrat e 51 dëshmorëve të rënë në luftën e UÇK-së. Njerëzit hyjnë në histori për atë qe bëjnë, sot edhe ti ke mundësi të mbetesh si kryetari qe nderoj dhe mbrojti të vertetën për 51 dëshmorët e komunës se tij.” – shkroi tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat