Zemaj tregon se si raportoi në Polici atentatin kundër Abdixhikut dhe të tjerëve

Aktuale

Zemaj tregon se si raportoi në Polici atentatin kundër Abdixhikut dhe të tjerëve

Më: 18 janar 2023 Në ora: 23:20
Armend Zemaj

Armend Zemaj, deputeti LDK-së i cili ka denoncuar në polici kërcënimet ndaj tij dhe deputetëve të tjerë ka folur lidhur me rastin.

Ai ka treguar se ky informacion ka ngritur shqetësim në gjithë familjën dhe rrethin e tij.

Ndërsa tha se besojnë në organet e rendit.

“Kjo gjendje ka ngritur shqetësim për rrethin familjën dhe qytetarët kemi marrur mijëra mesazhe. Ne duhet të besojmë në organet tona pavarësisht të kaluarës të hidhurës që kam pasur unë por edhe LDK-ja. Nuk është mirë të dëgjojmë këto informacione shpresojmë që të merren veprimet e duhura. Momenti kur është njoftu policia gjithçka është në dorë të tyre”, tha Zemaj.

Pak më parë në media është raportuar  se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të partisë më të vjetër në vend. Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se kanë ndërmarrur veprimet e nevojshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat