Deputeti i PDK-së ofron strehim për ndonjë familje nga Skenderaj

Aktuale

Deputeti i PDK-së ofron strehim për ndonjë familje nga Skenderaj

Më: 20 janar 2023 Në ora: 22:15
Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka bërë të ditur se ai dhe familja e tij janë të gatshëm të ofrojnë strehim për ndonjë familje nga Skenderaj.

Kjo, pas vërshimeve që kanë goditur komunën e Skenderajt.

"Së bashku me Gjakovën e Drenasin komuna e Skënderajt ka pasur më së shumti të vrarë gjatë luftës. Atëherë mbaj mend që në Prishtinë i hapnim dyert për të strehuar gra e fëmijë nga frontet e luftës.
Unë dhe familja ime të prekur thellė me vërshimet dhe dëmet në Skënderajj ofrojmė një pjesë të shtëpisë tonë në Prishtinë për ndonjë familje nga Skënderaj e cila ka nevojë për strehim si pasojë e vërshimeve.
Në katin e dytë kemi një dhomë  me krevat dyshe, një banjo dhe një minikuzhinë që po besoj mund të akomodoj një çift me dy fëmijë të vegjël. Gjithashtu në katin e parë ku ne jetojmë mund të ndajnë disa hapësira të përbashkëta",
ka shkruar Kastrati.

Kastrati ka treguar edhe si ta kontaktojnë ata që janë të interesuar.

"Të interesuarit mund të lajmërohen te shtabi i energjencave në Skënderaj ose të më shkruajnë privatisht në FB".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat