Deputetja e PDK-së thirrje qeverisë që të hap mendjen pas vërshimeve

Aktuale

Deputetja e PDK-së thirrje qeverisë që të hap mendjen pas vërshimeve

Më: 21 janar 2023 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka përshkuar një ditë që ka kaluar në Drenicë pas vërshimeve.

Hoxha me anë të një postimi në Facebook, ka treguar se urat që kanë lidhur fshatin me shkollë nuk ishin më, ajo gjithashtu ka treguar edhe për shtëpitë e boshatisura dhe të shkatërruara.

Përveç Drenicës, Hoxha ka përmendur edhe qytetet e tjera që i janë shkaktuar dëme pas vërshimeve.

Deputetja e PDK-së i ka bërë thirrje qeverisë që të hap mendjen pas vërshimeve.

Postimi i plotë:

Një ditë në Drenicë.

Ura që lidhte fshatin me shkollën në anën tjetër të lumit nuk ishte më. 

Nuk kishte as njerëz në shumë nga shtëpitë e boshatisura nëpër fshatra.

Por aty ku jeta ende po frymonte disa kishin shpëtuar veten e familjen për 2 minuta para se të shembej sh'pia e tyre nga uji i rrëmbyeshëm që i vërshoj e morri shumëçka me vete. 

Kati i parë tashmë ishte përdhe, e përdhesa kishte humbur e ishte ba pluhur.

Në oborrin ngjitur me te një veteran i arsimit me lot në sy rrëfen se si gjithçka që ishte munduar të bënte për fëmijët e tij tashmë ishte zhdukur ..

Por, befasuese ana tjetër e dimensionit njerëzor kur në oborrin e shtëpiné e përmbytur plot ujë e lloq, i zoti i sh'pisë të pret me buzëqeshje e të thotë " faleminderit që keni ardhë, mu duk si me ma hjek krejt këta lloq". 

Pamjet janë apokaliptike miq dhe në krejt nevojën për ta marr sërish veten dhe jetën, fjalia më sipër e shpjegon një gjë të thjeshtë. Që përtej ndihmave e përkrahjes materiale njerëzit kanë nevojë për përkrahjen morale apo thënë ndryshe së pari me ua hap derën dhe me i bo me u ndje që janë të dukshëm e të rëndësishëm për vendin.

Sot me koleget e mia deputete Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu - Shoshi ishim Aqarevë, Tushilë, Llaushë e Skenderaj dhe pamë se njerëzit kanë nevojë për shumëçka. Si edhe në Mitrovicë, Klinë, Istog e Podujevë.

Hapeni zemrën njerëz.

Hapeni mendjen qeveri.

P.s. Ruajtja e mjedisit e shtretërve të lumenjve, menagjimi i mbeturinave dhe ndërtimi me rregullativa, me cilësi më të mirë e edhe me ndjeshmëri klimatike, do të na ndihmojnë me jetu në harmoni me natyrën. 

Mendojeni...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat