Abazi: Nuk kam votë kundër Albin Kurtit

Aktuale

Abazi: Nuk kam votë kundër Albin Kurtit

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 21:38
Haki Abazi

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka komentuar mundësinë e aderimit te një parti tjetër nga VV-ja, duke theksuar se do të qëndrojë si deputet i VV-së deri në fund të mandatit dhe se nuk ka votë kundër Qeverisë së Albin Kurtit.

Abazi përsëriti se nuk do të jetë shkak i rrëzimit të qeverisë Kurti, duke theksuar se nuk do të jetë as shkak i shkuarjes në zgjedhje të parakohshme dhe shpenzimit të milionave eurove.

“Unë mendoj që në situatën që jemi, ideja që unë jam përcjellë me dosje analiza, tregon që mund të provokohem në një drejtim, ideja është se unë nuk provokohem, unë nuk kam votë kundër Albin Kurtit.

Do të vazhdoj deri në fund të mandatit pjesë e grupit parlamentar. Unë nuk do të jem shkak i rrëzimit të qeverisë Kurti, e më pak shkuarja në zgjedhje e shpenzimi i milionave eurove”, ka theksuar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat