Këto janë të gjitha auto sallonet dhe bizneset tjera të bastisura sot, zbulohen emrat e pronarëve të arrestuar

Aktuale

Këto janë të gjitha auto sallonet dhe bizneset tjera të bastisura sot, zbulohen emrat e pronarëve të arrestuar

Më: 2 mars 2023 Në ora: 23:21
Policia e Kosovës

Operacioni policor kundër fajdes i zhvilluar sot në disa qytete të vendit, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda rezultoi me arrestimin e 14 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Arrestimi i tyre erdhi pas kontrolleve dhe bastisjeve që u kryen në rreth 10 biznese.

Gazeta publikoi sot listën me emrat e të arrestuarve dhe detajet për konfiskimin e rreth 84 mijë eurove, 20 automjeteve, armëve e dëshmive të tjera që u gjetën.

Por cilat janë Auto sallonet dhe bizneset tjera që u bastisën, disa prej pronave të të cilave përfunduan sot në prangat e Policisë?

Auto salloni Besa në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Besnik Salihu dhe Fadil Salihu (Fadil Salihu, i arrestuar)

Auto salloni Lipjani në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Egzon Salihu (pronari i arrestuar

Auto salloni Fita në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Fitim Vërshevci

Auto salloni Iliri në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Ilir Vërshevci

Auto sallon Royall në Emshir në Prishtinë: Kreshnik Dervishi

Auto salloni Buna M në Vushtrri: Ajvaz Muzaqi (pronari i arrestuar)

Auto sallon Binni në Vushtrri: Ibrahim Gërbeshi

Ndërmarrja prodhuese Dona Laberon në Podujevë: Bashkim Osmani (pronari i arrestuar)

N.T. Euro Abi SHPK në magjistralen Prishtinë Ferizaj: Shefik Zeqiri (pronari i arrestuar)

Kush janë të arrestuarit e tjerë?

Listën me emrat e personave të arrestuar, të cilët ndodhen nën masën e ndalimit, nën dyshimin se kanë kryer tri vepra penale.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gjatë kontrolleve që janë kryer në të gjitha lokacionet janë konfiskuar rreth 20 vetura, rreth 8 armë e dhjetëra fishekë, shufra e prova të tjera, që do të shfrytëzohen si dëshmi.

Mësohet se gjatë këtij aksioni janë konfiskuar edhe rreth 84 mijë euro para të gatshme.

Të dyshuarit që u kapën dyshohen për veprat penale të fajde, detyrimit dhe Shmangies nga tatimi.

“Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar  në kohëzgjatje prej 48 orësh, për për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së dhe “Detyrimi” nga neni 328 par.2 të KPRK-së“, njoftoi Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat