Gjenerali Sefer Isufi emërohet këshilltar ushtarak i presidentes Osmani

Aktuale

Gjenerali Sefer Isufi emërohet këshilltar ushtarak i presidentes Osmani

Më: 22 mars 2023 Në ora: 16:29
Gjenerali Sefer Isufi dhe Vjosa Osmani

Me kërkesë të presidentes së Kosovës, njëherësh Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani, FSK ka dërguar gjeneral brigade Sefer Isufi, anëtar i personelit ushtarak të shërbejë si këshilltar ushtarak i presidentes.

Në njoftimin e presidencës, thuhet se Isufi ka përvojë të gjatë ushtarake dhe është i diplomuar në disa fusha ushtarake.

“Gjeneral brigade Sefer Isufi ka përvojë të gjatë ushtarake dhe është i diplomuar në fushën e sigurisë në Kolegjin e Luftërave Tokësore, pastaj në Universitetin e Mbrojtjes së Turqisë, respektivisht Institutin për Komandim dhe Drejtim Strategjik të Forcave të Armatosura në Stamboll”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim thuhet se  përgjatë karrierës së tij në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, Gjeneral Isufi “ka realizuar detyra me përgjegjësi të lartë në hartimin e politikave dhe planeve të mbrojtjes, si dhe zbatimit të tyre në nivel strategjik dhe operacional”.

Presidentja Osmani, duke i uruar mirëseardhje Gjeneral Isufit, ka theksuar se përvoja e tij profesionale do te kontribuojë edhe më shumë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat