Çollaku, i bindur se zgjedhjet në veri do të shtyhen

Aktuale

Çollaku, i bindur se zgjedhjet në veri do të shtyhen

Më: 6 prill 2023 Në ora: 23:59
Fatmir Çollaku

Duke parë rrethanat e krijuara, profesori Fatmir Çollaku nuk beson se zgjedhjet në veri do të mbahen. Ai thotë se zgjidhja e këtij ngërçi politik do të bëhet përmes dialogut.

Sipas Çollakut, zgjidhja lidhet me kthimin e zyrtarëve serbë në institucionet ku kanë punuar më parë.

“Deri para pak ditësh kam menduar se do të mbahen zgjedhjet, zhvillimet në vazhdim këto ditët e fundit përcjellin mesazh se zgjedhjet nuk do të mbahen…por zgjidhja e këtij ngërçi politik do të bëhet zgjidhja përmes dialogut, mund të ndodh në Bruksel, mund të ndodhë shumë shpejt në qarqe tjera, ose nivele tjera. Por zgjidhja do të jetë politike, në kuptimin e dakordimit të palëve, për tejkalimin e këtij ngërçi, për tejkalimin e këtyre barrierave, e që lidhet me kthimin e zyrtarëve serbë të institucioneve të ndryshme në pozitat që kanë pasur më parë”, theksoi ai.

Eksperti i sigurisë deklaroi se stabiliteti politik në vend do të ndodh pas bisedimeve dhe dakordimeve nga trysnia ndërkombëtare, si për palën kosovare dhe atë serbe, për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë politike.

Çollaku shtoi se “Lista serbe nuk do ta lejojnë lehtë mbajtjen e zgjedhjeve”.

“Jam i bindur që këto zgjedhje do të shtyhen dhe do të jetë një dakordim i të dyja palëve për një klimë ose rrethana më të volitshme ku do të mbahen seriozisht dhe politikisht të konsoliduara këto zgjedhje që del fruti i tyre që popullata ua beson votën”, shtoi ai.

Zgjedhjet në veri janë caktuar të mbahen më 23 prill. Teksa Lista Serbe ka deklaruar që nuk do të kandidojnë, pasi, sipas tyre, nuk u janë plotësuar kushtet për të cilat kanë lëshuar institucionet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat