Szunyog i zhgënjyer me mungesën e deputetëve në seanca

Aktuale

Szunyog i zhgënjyer me mungesën e deputetëve në seanca

Më: 19 prill 2023 Në ora: 17:29
Thomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Thomas Szunyog, ka shkruar në rrjetin social “Twitter”, se është i zhgënjyer për mungesën e kuorumit në seancat e Kuvendit të Kosovës.

“Është zhgënjyese që Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe një herë të mbajë seancë plenare për shkak të mungesës së deputetëve. Deputetët duhet të kenë prioritet punën parlamentare, pasi janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ”, ka shkruar ai.

Sipas tij vonesat në miratimin e ligjeve dhe emërimet në institucione kanë ndikim negativ në mirëqenien e  qytetarëve të Kosovës dhe reformat e nevojshme për ecurinë e Kosovës drejt BE-s.

"I bëj thirrje Kuvendit të Kosovës që të merret me këtë çështje duke futur një mekanizëm që siguron pjesëmarrjen dhe votën e deputetëve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat