Hoxhaj i kërkon llogari Hungarisë për votën kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Aktuale

Hoxhaj i kërkon llogari Hungarisë për votën kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Më: 24 prill 2023 Në ora: 21:13
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar Hungarisë pasi përfaqësuesi i saj votoi kundër pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Hoxhaj përmes një postimi në Twitter ka thënë se është për të ardhur keq që Hungaria ka ardhur në atë pikë që mbështet politikat hegjemoniste të Beogradit.

“Vota e Hungarisë në Këshill të Evropës kundër Kosovës është politikisht e moralisht e gabuar! A do të ketë miku im, ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto, një shpjegim se si ndodhi kjo?” – ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj kërkon përgjigje nga Hungaria, pse votoi kundër Kosovës në KE: “Po mbështetë politikat hegjemoniste të Beogradit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat