Punëtori i Pastrimit: E lusim Zotin të mos na ndodhë diçka nga defektet e kamionit

Aktuale

Punëtori i Pastrimit: E lusim Zotin të mos na ndodhë diçka nga defektet e kamionit

Më: 1 maj 2023 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Ilaz Rexhepi, punëtor i kompanisë “Pastrimi” ka treguar vështirësitë në mbledhjen e mbeturinave.

Ai tha se “edhe orar nuk kemi të caktuar”.

Ilaz Rexhepi tregoi se si luten të mos iu ndodh diçka për shkak edhe të problemeve të kamionëve me të cilët i mbledhin mbeturinat.

“Dita jonë fillon tu e lutë Zotin të mos na ndodhë diçka, duke i pasë parasysh defektet e kamionit”, tha ai.

Punëtori tjetër i kësaj kompanie, Kamil Kaprani, tha se tri herë është lënduar në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat