Bajrami-Kurtit: Qeveritë e kaluara e kanë zhvilluar vendin, lëreni propagandën e nisjani punës

Aktuale

Bajrami-Kurtit: Qeveritë e kaluara e kanë zhvilluar vendin, lëreni propagandën e nisjani punës

Më: 14 maj 2023 Në ora: 17:58
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti pas deklaratës së tij rreth raportit të Bankës Botërore.

Bajrami ka thënë se propaganda nuk kalon dhe se radha që dy vite është e Qeverisë së Kurtit, mirëpo sipas saj eksperimentet e tyre, vetëm progres nuk janë duke sjell.

Deputetja e LDK-së ka thënë se qeveritë e kaluara e kanë zhvilluar vendin.

Ajo tutje në Facebook ka shkruar se politika e lëmoshës nuk na shpien gjëkundi, andaj ka kërkuar nga qeveria që të lënë propagandën dhe t’ia nisin punës.

Postimi i plotë

Propaganda nuk kalon!

Banka Botërore po thotë që Kosova ka bërë progres dekadën e fundit, nuk po thotë që Kosova ka bërë progres dy vitet e fundit.

Andaj në vend që t'i deformoni deklaratat dhe raportet e institucioneve ndërkombëtare si këtë të Bankës Botërore, është mirë të pranoni që megjithatë qeveritë e kaluara e kanë zhvilluar këtë vend. Që dy vite është radha juaj dhe eksperimentet e juaja veç progres s'po i sjellin vendit.

Se sa zhvillim po bën qeveria mjafton të shihni raportet e vetë Qeverisë. Raporti financiar i tremujorit të parë të këtij viti thotë se qeveria ka shpenzuar mbi 207 milionë euro për subvencione dhe vetëm 40 milionë euro për investime kapitale.

Politikat e lëmoshës nuk na shpien gjenkundi, andaj lerëni propagandën e nisjani punës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat