A munden Kurti e Vuçiq ta arrijnë pajtimin? – Jabllanoviq përgjigjet

Aktuale

A munden Kurti e Vuçiq ta arrijnë pajtimin? – Jabllanoviq përgjigjet

Më: 17 maj 2023 Në ora: 22:00
Aleksandar Jabllanoviq

I pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku se a munden Kurti e Vuçiq ta arrijnë pajtimin, ish Ministri serb, Aleksandar Jabllanoviq, tha se politikanët duhet të ndryshohen që të vijnë të rinjtë.

“Unë dëshiroj t’i shoh ata duke ikur”, tha Jabllanoviq.

Sipas tij ky proces i pajtimit është proces që duhet të “përbihen” shumë gjëra.

“Kurti e Vuçiq munden me arrit marrëveshjen sepse shumë mirë e dijnë se çka është e vërteta e çka “rrena””, tha ai.

Jabllanoviq tutje foli edhe për marrëveshjen e Brukselit duke thënë se ajo nuk mund të sjellë paqe dhe pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Duhet të këtë një plan sikur gjermano-francez, është rrugë e vështirë, qe 4 dekada jemi në gjendje të jashtëzakonshme”, tha ai.

Ai tutje tha se serbët duhet të kenë të drejtat që të ndihen mirë në Kosovë. Nëse ata fitojnë të drejta, kjo nuk do të thotë që pjesa tjetër po i humb ato të drejta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat