Limaj: Pse nuk u çuan serbët në këmbë kur tërhiqej zvarrë Gjuriqi?

Aktuale

Limaj: Pse nuk u çuan serbët në këmbë kur tërhiqej zvarrë Gjuriqi?

Më: 18 maj 2023 Në ora: 21:20
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës SocialDemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se më parë është krijuar një komunitet serb i pavarur, i cili nuk i ka mbështetur politikat zyrtare të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, por kanë parë nga Prishtina.

Por, Limaj, për këta serb thotë se me veprimet që i ka bërë Qeveria e Kosovës i ka detyruar të kthehen nga Vuçiqi.

“Është pas krijuar një komunitet serb i pavarur nga Beogradi, edhe ata pak serb që kanë filluar të mendojnë në mënyrë të pavarur dhe të shohin nga Prishtina me veprimet që ka bërë Qeveria e Kosovës i ka rikthyer, i ka homogjenizuar  dhe i ka kthyer nga Vuçiqi. Ka plot serb të Kosovës që nuk e mbështetin politikat e Vuçiqit. Me këto veprime nuk i ke lënë shumë hapësirë, por i ke homogjenizu edhe pse ata nuk e dëshirojnë politiken zyrtare të Vuçiqit. Janë detyruar, nuk kanë parë përtej saj dhe sot më shumë se kurrë i ke unifikuar rreth gabimeve të Kosovës, ato targat, ai identiteti i kartelave, njësitë speciale, të gjitha këto kanë krijuar këtë situatë çfare jemi ne”, tha ai.

Limaj, ka thënë se pse nuk ka pasur reagime të serbeve kur është bastisur veriu nga Njësia Speciale, dhe pse nuk janë çuar në këmbë kur ambasadori aktual i Serbisë në SHBA, Makro Gjuriq është tërhequr zvarrë?

“A di sa herë ka shkuar Njësia Speciale dhe ka bërë bastisje në veri të Kosovës para kësaj qeverie, pse nuk ka pasur reagim të serbëve, pa ndërprerë ka pasur. A ju kujtohet kur e kanë ngrehur zvarrë Gjuriqin, pse nuk u çun serbët? A ju kujtohet kur ka hyrë Njësia Speciale në Asamble, brutalisht ka thyer, dhunshëm ka hyrë në atë ndërtesë të këshilltarëve. Pse nuk patë telashe? Sepse, kur ju i harxhoni krejt mekanizmat që duhet t’i shpenzoni deri në fund nuk mbetet zgjidhje tjetër, përdoren edhe këto. Përderisa ju nuk i harxhoni këto dhe bëni veprime të tilla tani ka reagime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat