Gara: Gërmimet për të zhdukurit do të vazhdojnë në tri lokacione

Aktuale

Gara: Gërmimet për të zhdukurit do të vazhdojnë në tri lokacione

Më: 25 maj 2023 Në ora: 00:10
Kushtrim Gara

Gërmimet për gjetjen e personave të zhdukur do të vazhdojë gjatë  ditëve në vijmë në tri lokacione në qytete të ndryshme në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Kushtrim Gara, udhëheqës i Njësisë së Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Ai tha lokacionet ku do të nisin gërmimet janë në Podujeve, në Kamenicë dhe Gjakovë.

“Në ditë në vijmë do të kemi dhe tri lokacione të tjera. Një është në komunën e Podujevës i cili është një rast konfirmim i identiteti, ky person figuron në listën e personave të zhdukur dhe është siguruar adresa dhe besoj se do të zhvillohet procedurat e zhvarrimit të mbetjeve mortore dhe identifikimit pas analizave të ADN-së. Do të jenë mundësit  për tu rikthyer në dy lokacione që kanë mbetur pa përfunduar nga vitit i kaluar, është një lokacion në komunën e Gjakovës,përkatësisht në Bishtazhin dhe lokacionin në një fshat të Kamenicës në Hubovc. Në rastin e Gjakovës janë të varrosur trupa nga tri masakra. Nga këto tri masakra ne kemi të zhdukur më shumë se 40 persona”, ka thënë Gara.

Ai tha se sfidë mbeten lokacionet në territorin e Serbisë.

Më 22 maj në fshatin Matiqan në Prishtinë janë gjetur mbetje mortore të një trupi që dyshohet se është nga lufta e fundit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat