“Infantilët politikë”, Lumir Abdixhiku e quajti të pavlerë propozimin e Edi Ramës, anëtari i LDK’së flet për disa opozitarë që duan ta mbrojnë Kurtin

Aktuale

“Infantilët politikë”, Lumir Abdixhiku e quajti të pavlerë propozimin e Edi Ramës, anëtari i LDK’së flet për disa opozitarë që duan ta mbrojnë Kurtin

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 12:37
Anton Berisha- Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, e ka hedhur poshtë propozimin e Kryeministri shqiptar Edi Rama për statutin e Asociacionit, duke e konsideruar të pa vlerë për Kosovën, dokumentin që shefi i qeverisë të Shqipërisë ka njoftuar se e ka përcjellë tek Presidenti francez Emanuel Macron dhe Kancelari gjerman Olaf Scholz.

Vetëm pak orë pas këtij qëndrimi të Abdixhikut, një anëtar i LDK’së ka “shpërthyer” në akuza që duken se janë edhe për shefin e tij të partisë.

Anton Berisha i LDK’së duke i dhënë mbeshtjejte iniciativës së Kryeministrit të Shqipërisë, ka akuzuar dhe ironizuar me disa, siç i quan ai, “politikanë të opozitës” që po duan ta mbrojnë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti nga propozimet e Edi Ramës.

E këtë “politikanë të opozitës” sikurse Kryeministrin Kurti, ish-diplomati kosovar i ka përkufizuar si “infantilë politikë”.

“Në njërën anë kryeministri Kurti me taksat tona paguan në Tiranë këshilltarët që e yshtin atë kundër perëndimit, e në tjetrën anë disa politikanë të opozitës duan ta mbrojnë Kurtin nga propozimet e kryeministrit shqiptar Rama. Infantilët politikë në qeveri e jashtë saj, ende nuk e kuptojnë se SHBA është siguresa e rendit botëror për të evituar kaosin e anarkinë, bartese e sigurisë kolektive, e që në veçanti ka rëndësi për shtetet e vogla siç janë Kosova e Shqipëria”, ka shkruar Berisha në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat