Qetë në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq

Aktuale

Qetë në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 16:13
Foto arkiv

Protesta e të hënës ka vazhduar e qetë në tri komunat veriore ku po protestohet tash e dy javë.

Gazetarja Albiona Hajdari e cila po e përcjell gjendjen në komunat veriore të vendit: Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, tha se protestuesit të hënën kanë qenë në numër të vogël, derisa shtoi se edhe trupat e KFOR-it janë reduktuar krahasuar me ditët e para të protestës.

Sipas Hajdarit, protestuesit po qëndrojnë nëpër rrugët e tri komunave, ku kanë vendosur edhe tenda të ndryshme, mirëpo që nuk kanë bërë ndonjë veprim fizik.

Protesta ka filluar më 26 maj 2023, kur për herë të parë dolën në punë tre kryetarët shqiptarë të zgjedhur në komunat me shumicë serbe.

Qytetarët e këtyre komunave e kundërshtuan udhëheqjen e komunave nga kryetarët shqiptarë, duke i sulmuar dhe përleshur disa ditë me radhë me pjesëtarët e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, në tentim për të hyrë në objektet komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat