Rrëfimi për momentin e parë të lirisë

Aktuale

Rrëfimi për momentin e parë të lirisë

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 22:39
Musli Berisha

Hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë ishte përjetuar në forma të ndryshme. Kishte qenë moment krenarie, e ndjenjë e papërshkrueshme.

Musli Berisha i ka të freskëta momentet e para të hyrjes së ushtarëve të NATO-së në Kosovë.

24 vjet më parë, në rolin e përkthyesit më 12 qershor të viti 1999, Berisha së bashku me ushtarakët e NATO-së, po bënte hapa drejtë vendit që tashmë ishte braktisur nga forcat serbe.

“Në ora 5 e 30, njësia e 5 e para trupave së cilës kam qenë unë angleze, janë lëshuar këtu në Kaçanik, para kësaj njësie është lëshuar njësia e grykave në Kufirin e Hanit të Elezit”, thotë Musli Berisha, ish-përkthyes i njësive të NATO-s.

“Ne jemi vendos në pjesën e ish pompës së benzinës këtu në Kaçanik për të siguruar hyrjen e pajisjeve dhe mjeteve ushtarake të NATO-së të cilat kanë qenë ta stacionuar paraprakisht në Maqedoni”, thotë ai për RTK-në.

Berisha thotë se rruga nga Hani i Elezit për në Kaçanik është siguruar nëse ishte e minuar.

“Në helikopterin që isha unë, kanë qenë edhe dy njësi për deminim, e ne kemi qëndruar këtu në Kaçanik, ata me motor janë nisur me ato pajisjet me e dedektu e së pari tunelin e parë nga Kaçaniku, pastaj Urën e Kashanit dhe tunelin e dytë atje afër Hanit të Elezit, mos rastësisht janë të minuara”, thotë Berisha.

Hyrja në Kosovë, për të kishte qenë ndjejnë e papërshkruar.

“Me 12 qershor 1999, ora 5:30 në Kaçanik unë kam rilindur, ka rilind familja ime e kanë rilindur të mbijetuarit, kanë rilindur të gjithë ata që kanë humbur dhe të gjithë ata që kanë dhënë gjithçka prej vetës për lirinë e vendit të tyre, Republikën e Kosovës”.

Më 12 Qershor të viti 1999 forca britanike, ishin njësitet e para që zbarkuan në Kosovës dhe hynë nga ana e Hanit të Elezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat